Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në Kosovë ka ngritur dyshime serioze për parregullsi në komunën e Malishevës.
Sipas rezultateve të rinumërimit, është vërejtur një dallim i ndjeshëm në numrin e votave për dy kandidatë për deputet, Qëndrim Kryeziu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Dardan Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Nga të dhënat e KQZ-së procesi i rinumërimit bëjnë të ditur se në numërimin fillestar këta dy kandidatë kishin marrë më pak vota sesa rezultoi pas rinumërimit, duke ngritur dyshime se votat e tyre ishin keqnumëruar ose të zhvendosura në mënyrë të qëllimshme.
Pas rinumërimit, u konstatua se Kryeziu dhe Krasniqi kishin mbështetje më të madhe nga qytetarët e Malishevës sesa ishte reflektuar në rezultatet paraprake.
Kjo ka shtuar dyshimet për manipulim të mundshëm nga komisionerët përgjegjës për numërimin e votave në fazën e parë.
Ndërkohë, subjektet politike kanë kërkuar transparencë të plotë dhe hetim të përgjegjësisë për të garantuar integritetin e votës së qytetarëve.


Ndërsa kandidatët që kanë pasur manipulimet më të shumta me vota në Malishevë janë këta.



