Shkruan: Afrim Kasolli
Rezultatet e zgjedhjeve komunale të 12 tetorit tashmë janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dihet saktësisht nga të gjithë cilët kandidat i kanë fituar, cilët kanë shkuar në baltozh dhe cilët e kanë humbur përfundimisht në qytete të caktuara
Mirëpo, përtej numrave, sidoqoftë është më rëndësi të dihet se cila prej tyre ka humbur dhe ka fituar konceptualisht?
Në bazë të konfiguracionit aktual, nuk ka dyshim se me rezultatin e djeshëm veçanërisht në Mitrovicë, por edhe në Prishtinë, humbëse e këtyre zgjedhjeve mbetet Lëvizja Vetëvendose dhe lideri i saj, Albin Kurti. Kjo parti prej se ka ardhur në pushtet si krye narracion të saj e ka pasur “çlirimin” e veriut. Kjo parti e ka arsyetuar antagonizmin me partnerët ndërkombëtarë, masat sanksionuese të BE-së, e deri të dëmtimi i partneriteti strategjik SHBA-të nën e emrin e kësaj kauze, sipas së cilës krejt këto privime duhet të mirëkuptohen ngase në fund do të ndodh edhe bashkimi i qytetit të ndarë të Mitrovicës. Në funksion të këtij qëllimi filloi edhe ndërtimi i urave elekroale, pasi dështuan ta hapin atë urën kryesore edhe për qarkullim të automjeteve. Mirëpo, i gjithë ky narracion u sfidua nga Arian Tahiri. Mbetët të shihet se çka do të ndodh në balotazh, megjithatë edhe me këtë rezultat LVV ka pësuar humbje.
Ndërkohë, kur merret parasysh investimi i PDK-së sidomos në Drenas dhe në Prishtinë, humbja e kësaj partie në këto dy qytete shënojnë disfatën më të madhe konceptuale të këtij subjekti politik. Në të vërtetë PDK si bazë elektorale nuk ka humbur, por vetëm klani i saj aktual drejtues. Pra humbës të këtyre zgjedhjeve janë Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Abelerd Tahiri, me kompaninë e tyre etj. Prandaj, të njëjtit sot janë duke kërkuar shpëtimin në qytetin e Mitrovicës. Kurse nuk është e rastësishme që fituesi i shumëfishtë i zgjedhjeve në qytetin e Ferizajt, Agim Aliu sot e ka shpallur aset të rëndësishëm të PDK-së kryetarin e sapo zgjedhur të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Para pak ditë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi duke tentuar ta degradonte peshën e Ramiz Lladrocit me pretendimin se më të çdo herë PDK-së i është imponuar balotazhi në zemrën politike të kësaj partie në Drenas. Mirëpo, rezultatet e djeshme dëshmuan të kundërtën, se fajtor për këtë dështim paskan qenë sabotimet e brendshme të PDK-së. Dhe me përjashtimin nga Partia vetëm sa i ndihmuan Ramiz Lladrovit ta kaloi Rubikonin pa asnjë telashe.
Kurse për partinë e tretë me të madhe në vend, beteja ende nuk ka përfunduar. Fati politik i LDK-së në masë të madhe do të varet nga rezultati i balotazhit në Prishtinë.