Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kush është ministrja e sporteve që ndau një “puthje të papërshtatshme” me Macron?

Kush është ministrja e sporteve që ndau një “puthje të papërshtatshme” me Macron?

E martuar, nënë e tre fëmijëve dhe ish-teniste i nivelit të lartë. Kjo është ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea Castera e cila është vënë në qendër të vëmendjes orët e fundit për shkak të një puthje që ndau me presidentin e vendit Emmanuel Macron.

Pas publikimit, fotoja u bë virale dhe në publik u komentua si një sjellje e papërshtatshme mes dy politikanëve.Disa media nuk ngurruan të ngrinin pyetjes sesi mund të kenë reaguar pas publikimit të fotos, Brigitte Macron por edhe bashkëshorti i 46-vjeçares.

Siç raportojnë mediat franceze, Udea Castera është një figurë emblematike e elitës franceze e cila ka studiuar në Shkollën Kombëtare të Administratës Publike, me një karrierë në kompanitë më të mira të vendit.

Megjithatë, pas puthjes dhe përqafimit që ajo i dha shefit të Elizesë, shumë janë duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënies së presidentit dhe ministres së tij.Le Figaro komentoi se ajo dukej shumë komode me Macron, gjë që nuk është e përshtatshme për një anëtar kabineti.

Kujtojmë se më 13 korrik, ministrja franceze e sporteve notoi në Sienë, në përpjekje për të treguar se ujërat e lumit janë të pastra dhe të sigurta mjaftueshëm që atletët të mund të notonin për Lojërat Olimpike. /a2cnn