Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për fushatat e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Analisti Dibran Hoxha thotë se Vetëvendosja nuk e ka rastësisht përballjen me mediat.
“Unë mendoj që ka ndiku në rënien e pushtetit, është qajo që e kemi diskutu, arsimi shëndetësia, ekonomia, inflacioni, tema të cilat i kanë rreh më shumë LDK, PDK,.
Cila gjuhë ka me ndiku tash në ndryshim të fundit të rezultatit? Frikën unë e kom që VV nuk e ka rastësisht kthimin e diskursit të përballjet me mediat, me disa figura, përplasjet që don me i kriju, diskursin polarizimin e ashpër që na e kemi kush është e kush nuk është me Serbinë”, tha ai.