Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kush është kandidatja e cila nuk i plotëson kriteret për pozitën e rektores në UP?

Kush është kandidatja e cila nuk i plotëson kriteret për pozitën e rektores në UP?

But Dedaj, Isak Shabani, Sefer Avdiaj, Faton Berisha dhe Gjyljeta Mushkolaj janë pesë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës, raporton TV Arbëria.

Kjo e fundit, Gjyljeta Mushkolaj sipas hulumtimit nga TV Arbëria nuk i plotëson kriteret akademike për këtë konkurs.

Në konkursin e shpallur nga UP-ja thuhet se kandidati duhet të ketë përvojë të dëshmuar akademike, kërkime shkencore dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, apo të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.

Por Gjyljeta Mushkolaj, e cila është ligjëruese në fakultetitn e Juridikut, Universitetin e Prishtinës, duket se nuk ka asnjë kërkim shkencor, në bazë të hulumtimit nga TV Arbëria.

Gjithashtu dhe kandidati tjetër, Faton Berisha i cili ka qenë dhe për dy mandate prorektor për shkenc, po ashtu aktualisht është prorektor për personel akademik, integritet dhe botime, si dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në UP, ka vetëm 7 punime dhe 4 citime në Scoopus, kjo sipas hulumtimit të TV Arbëria.

Konkursi për kandidatë për rektor të UP-së, ka qenë i hapur nga 7 maj deri më 24 maj 2024. /TV Arbëria

Lexo hulumtimin e plotë:

Pjesë e Akademisë së Shkencës por pa asnjë punim, kush është profesoresha që ia mësyu garës për rektor në UP?