Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kush është Faton Hajrizi që u arratis për herë të 9 nga burgu, njëjtë kishte ikur nga Burgu i Pejës e Bondsteel-i

Kush është Faton Hajrizi që u arratis për herë të 9 nga burgu, njëjtë kishte ikur nga Burgu i Pejës e Bondsteel-i

Nuk ka më shumë se dy muaj nga intervista e tij e fundit për mediet kosovare.

Bëhet fjalë për Faton Hajrizin, të dyshuarin për vrasjen e një ushtari rus, e që sot iku nga Burgu i Smrekonicës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, dy persona veçse janë suspenduar.

Policia e Kosovës në anën tjetër është njoftuar për arratisjen e Hajrizit

Burgu i Pejës e Bondsteel-i

Në intervistën përkatëse për Betimin për Drejtësi, Hajrizi kishte folur gjerë e gjatë për të bëmat e tij rreth ikjeve nga burgjet, ndërsa kishte folur edhe për një të tillë nga Bonsteel-i.

Në anën tjetër, po në paraqitjen gjegjëse mediale, ai pat thënë se e kishte më lehtë të lirohej nga Bonsteeli se nga Mitrovica, pasi nga burgu i kësaj të fundit nuk ia ka dalë askush.

“Janë largu nga aty edhe njerëzit tjerë si Florim Ejupi. Për mua më lehtë ka qenë të arratisem nga Bondsteel-i sesa nga burgu i Mitrovicës. Në Burgun e Mitrovicës s’ka mundur të arratiset kurrkush”, theksonte Hajrizi, teksa shpaloste detaje nga njëra prej ikjeve të tij.