Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kush do të përfitojë më shumë politikisht nga abuzimi me vota?

Kush do të përfitojë më shumë politikisht nga abuzimi me vota?

Shkruan: Afrim Kasolli

Që prej se ka filluar të bëhet publike vjedhja industriale e votave nga komisioneret për kandidatë të caktuar ka filluar një betejë ethshme publike e partive për të përfituar politikisht nga ky proces.

Eksponentë të Lëvizjes Vetevendosje (pavarësisht faktit se edhe kjo parti nuk ishte imune nga ky krim fondator ndaj demokracisë) me te madhe janë duke e përdorur këtë fakt si dëshmi e recidivizimit politik të partive opozitare. Se ato janë të njëjta. Nuk mund të korrigjohen nga këto patologji. E deri tek pandehma se pasi tash nuk kanë mundësi ta vjedhin shtetin, atëherë nuk u mbetet gjë tjetër pos qe ta mbartin krimin brenda vetvetes. Ngase ato nuk njohin kod tjetër te veprimit politik. Ndonëse pa bekimin e këtij subjekti politik ky abuzim nuk do të kishte qenë i mundur.

Partia Demokratike e Kosovës e cila për nga përqindja e abuzimeve prin në këtë afere është duke përdorur një gjuhë juridike. Ajo po kërkon restaurim te vullnetit të mohuar politik të qytetarëve të Kosovës nëpërmjet rinumërimit të plotë të gjitha vendvotimeve. Dhe se faji është individual, ku çdo person duhet të përgjigjet para ligjit për te bëmat e tij. Megjithatë, në politikë ekziston edhe përgjegjësia kolektive. Fakti se sot mund të zvarritetet edhe për një kohe formimi i insitucioneve të reja për shkak të rinumërimit nuk e zhvesh këtë parti nga përgjegjësia kolektive.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, si në shumë tema tjera edhe në këtë rast shihet se është e përçarë. Kandidatët kane perfituar vota shtesë, kanë tentuar ta ndërtojnë një apologji individuale, se si janë viktimë të një komploti të brendshëm për të diskredituar autoritetin e tyre publik( ashtu siç e kanë bërë edhe të partive tjera)

Ndërkaq, në anën tjetër, kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku e ka shfyrtezuar rastin nga ky skandal duke paralajmëruar qërim hesapesh te brendshme, ngase sipas tij, të njëjtit që kanë tentuar të përfitojnë nga kjo praktikë, janë edhe kundër reformave të brendshme. Pra pas disfatës fatale të LDK-se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, tashmë ai po pretendon që ta riforcojë pozicionin e tij te lënduar politik.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndodhet ndërmjet këtyre dy qasjeve opozitare.

Mjerisht, ky skandal i shkon me shumë për shtati politikisht Lëvizjes Vetëvendosje. Sepse partitë opozitare në vend të mobilizimit për ta sfiduar te parën per një kohë do t’u duhet të justifikohen publikisht për atë që ka ndodhur edhe me vulën e tyre. Kjo është edhe aryseja se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk po reagon zyrtarisht si subjekt politik për këtë ndodhi. Ngase në këtë mënyrë ajo po e transmeton mesazhin se abuzimi i vullnetit demokratik të qytetarëve të Kosovës është përgjegjësi më e madhe e subjekteve opozitare dhe jo e saj, edhe pse nga pikëpamja ligjore një heshtje e tillë zyrtare është e pranim politik i krimit.

/TV Arbëria