Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar në lidhje me dëgjimin “mikqyrës” për Komisionin e Pavarur për Media, i organizuar nga deputetët e VV-së sot.
Kusari ka thënë se kjo ishte ndërhyrje e frikshme politike në pavarësinë e KPM-së.
“Dëgjimi “mbikqyrës” për Komisionin e Pavarur për Media, i organizuar sot nga deputetët e VV-së të komisionit parlamentar për media, ishte ndërhyrje e frikshme politike në pavarësinë e KPM-së. Në dëgjim u përmend edhe iniciativa e VV-së për të shkarkuar anëtarët e pavarur të KPM-së. Tronditëse.” – thuhet në reagim.
Ajo tutje ka thënë se pavarësia e një institucioni kushtetues nënkupton që anëtarët i marrin vendimet sipas bindjeve dhe profesionalizmit të tyre, jo sipas tekeve të deputetëve.
“Pavarësia e një institucioni kushtetues nënkupton që anëtarët i marrin vendimet sipas bindjeve dhe profesionalizmit të tyre, jo sipas tekeve të deputetëve. Thirrja me urgjencë e anëtarëve të KPM-së që t’i japin shpjegime deputetëve është njëjtë sikur deputetët t’i ftojnë gjykatësit t’i shpjegojnë vendimet e tyre në Kuvend. I përgëzoj anëtarët e KPM-së për prezantimin profesional, për argumentimin fantastik ligjor dhe për ruajtjen e profesionalizmit derisa u sulmonin pa bazë dhe ashpër nga ana e deputetëve për konsum të votuesëve. Jam krenare me prezantimin e shumicës së përbërjes së KPM-së. Të gjithë duhet ta mbrojmë KPM-në.” – thuhet në reagimin e saj.