Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se nuk do të pranojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pa dakordimin e përbashkët të opozitës. Ajo thekson se mazhoranca nuk do të pranojë të votojë për shpërndarjen e legjislaturës së tetë pa unifikim të opozitës, madje këtë gjë thotë se ia kanë bërë të ditur edhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se nuk do të pranojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pa dakordimin e përbashkët të opozitës.
Ajo thekson se mazhoranca nuk do të pranojë të votojë për shpërndarjen e legjislaturës së tetë pa unifikim të opozitës, madje këtë gjë thotë se ia kanë bërë të ditur edhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Rrjedhimisht, sipas saj, javën e ardhshme nuk do të ketë asgjë të jashtëzakonshme dhe se Kuvendi do të vazhdojë punën normalisht. Megjithatë, ajo shton se pushteti ka interes të ketë një legjitimitet të ri popullor para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress, deklaron se nisma për shpërndarje të Kuvendit me vetëm kërkesën e PDK-së nuk mund të jetë e garantuar të ketë sukses.
“Java e ardhshme, nëse lidhet me datat e mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor ose 7 korrik është java e fundit e mundshme për të ndodhë një proces për shpërndarjen e Kuvendit. Por aktualisht ne kemi shpërndarë këtë informatë edhe me PDK-në, se Grupi Parlamentar i LVV-së dhe pozita nuk pranojnë të hyjnë në proces të votimit nëse nuk ka dakordim me dy partitë të tjera opozitare. Ne nuk mundemi vetëm me një kërkesë të partisë opozitare të shpërndajmë Kuvendin. Për ne është paradoksale edhe që nuk është një nismë që mund të jetë e garantuar që do të ketë sukses. Prandaj, pa e pasur konfirmimin ose çelësin për shpërndarje të Kuvendit e kanë në dorë edhe dy partitë të tjera opozitare. Ato nuk kanë treguar interesim apo kanë refuzuar idenë, atëherë mbetet që mos të ketë asgjë të jashtëzakonshme javën tjetër. Mandati do të vazhdojë ashtu siç është paraparë me Kushtetutë deri në fund të mandatit katërvjeçar”, tha Kusari-Lila.