Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka komentuar dënimin e Salih Mustafës, me 26 vjet burgim nga Specialja.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë tha se VV-ja ka qenë partia e vetme që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës. Sipas saj, pasojat e atij vendimi do t’i bartë vendi.
“Në fakt atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen të Kryesisë. Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim”.
“Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat do t’i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”.
Ajo më tej ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e ardhshme. Sipas Kusarit në këtë seancë do të shqyrtohen disa projektligje.
“Sot u caktua seanca e re. Seanca do të mbahet të enjten në ora 10:00. Ndërsa seanca e re do të filloj pas përmbylljes së asaj seance është e paraparë të mbahet në orën 13:00”, tha ajo. /TV Arbëria