Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan bashkë kundër konstituimit të Kuvendit

Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan bashkë kundër konstituimit të Kuvendit

Mimoza Kusari nga Vetëvendosje ka thënë se për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.

Ajo në Facebook shtoi se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre.

“Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, tha ajo.