Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialog

​Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialog

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova nuk është palë bllokuese apo destruktive në dialogun me Serbinë.

Ajo tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe vartësit e tij insistojnë për dinamizim të dialogut.

“Kosova nuk është palë bllokuese, ose institucionet e Kosovës nuk janë pala destruktive në këtë proces. Dihet kush është fajtori i ngjarjeve të fundshekullit të kaluar në Ballkan përfshirë edhe Kosovën. Kosova, kryeministri dhe vartësit e tij në asnjë mënyrë nuk e bllokojnë por insistojnë në dinamizmi të dialogut”, shtoi ajo, pas mbledhjes së kryesisë, e cila dështoi të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit./TV Arbëria

Powered by WordPress