Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur “hap të rëndësishëm” avancimin e statusit të Kosovës në Asamblesë Parlamentare të NATO-s prej një anëtareje thjesht-vëzhguese në anëtare të asocuar.
“Konfirmohet ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamemtare të NATO-s, hap ky i rëndësishëm në avansimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme në botë, NATO!”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
/TV Arbëria