Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kusari-Lila e pranon se e quajti Simiqin “vëlla”, por thotë se në serbisht kjo e ka kuptimin e mikut

Kusari-Lila e pranon se e quajti Simiqin “vëlla”, por thotë se në serbisht kjo e ka kuptimin e mikut

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar që e ka quajtur “vëlla”, ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Por, ajo tha se fjala ‘brate’, e ka kuptimin e mikut, në kuptimin e bisedës së lirë.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në “Konfront” të KTV-së, të martën, teksa ka treguar për këtë rast.

Audio-incizimet e fundit shpërfaqën bisedat e Kusari-Lilës me zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë edhe me Milan Radojçiqin, që më vonë ishte larguar nga ky subjekt politik.

“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbe ose malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë fjalë e vëllait në veçanti, por fjalë e mikut. Në mënyrën se si përdoret si sinonim i bisedës së lirë, në kuptimin e tillë. Se sikur të ishte vëlla, sikur të ishte ai bashkëpunim ashtu siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të vazhdonte. Gjuha është një komunikim me të cilën unë sot do ta kem një komunikim me cilindo deputet në përgjithësi, si nga pozita si nga opozita, pasi unë komunikoj lirshëm me të gjithë. Në gjuhën serbe dhe malazeze, në të dyja përdoret dhe kjo ka qenë në atë rrjedhë të diskursit të komunikimit. Unë nuk e flas gjuhën shumë mirë, kuptohem mirë. E kam mësuar që në fëmijëri ku jam rritur në Pejë, e kam rifreskuar në masë të madhe kur jam bërë zëdhënëse e Qeverisë në vitin 2003-2004 për shkak të shumë rrethanave”, ka thënë ajo.