Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kusari-Lila: Dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme

Kusari-Lila: Dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari ka reaguar pas atentatit që iu bë ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Kusari përmes një shkrimi në “X”, thotë se dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme.

“Dhuna politike është një kërcënim për demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ne dënojmë me termat më të ashpër sulmin kundër ish-presidentit Trump në mitingun e djeshëm në Pensilvani dhe i urojmë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat”, shkruan ajo.