Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë udhëtuar bashkë drejt Kanadasë për disa takime të rëndësishme.
Kjo u bë e ditur nga Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ku ka postuar edhe disa fotografi nga takimet.
Shefja e grupit parlamentar e VV-së tha tutje se sot takimet vazhdojnë në parlamentin kanadez, ku do të takohen me kryetaren e grupit parlamentar të Miqësisë Kanada-Kosovë, Anita Vandenbeld dhe sekretarin parlamentar për Punë të Jashtme, Robert Oliphant.
Postimi i plotë: