Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se pika e papërfunduar për dialogun, e cila është paraparë që të vazhdoi sot, do të shqyrtohet kur kryeministri Albin Kurti është në seancë.
Kusari-Lila: Fjalim patetik, Abdixhiku ta bëjë në selinë e LDK-së
“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të Abdixhikut, para deputetëve të Kuvendit, ia rekomandoj ta bëjë në selinë e LDK-së, pasi ai jo që fillojë të tregoj për rëndësinë e mocionit por fillojë të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë të marrëveshjeve të nënshkruara nga partia e tij në 2015, 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, tha ajo.
Sipas saj, Abdixhiku para se të ngris alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, nga e njëjta foltore ka dal dhe ka akuzuar kryeministrin Kurti për izolim të Kosovës, për mos bashkërendim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët ndërkombëtar, gjë që asnjëra nuk po ndodh.
/TV Arbëria