Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime,...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti zhvillon takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim online me ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila kishte shërbyer edhe si ministre e Punëve të Jashtme në Zvicër.

Në takimin mes Kurtit dhe ish-presidentes Calmy-Rey, të cilën ZKM e ka shquar si “një mbështetëse e palëkundur e Kosovës dhe pavarësisë së saj”, ZKM thotë se ajo ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.

Po ashtu, në mes tyre është folur edhe për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe me këtë rast Kurti e ka falënderuar për mbështetjen e saj që ka treguar ndaj Kosovës.

“Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim është biseduar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian” – njofton ZKM.

Kurti i ka shprehur mirënjohje ish-presidentes Calmy-Rey edhe për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

spot_img

Të fundit

Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime,...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka...

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa shtetin palestinez, thotë Princi i Kurorës

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman...

Parlamenti Europian miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin...

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin tha të enjten se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketa perëndimore do të...

Asgjësohen 21 ton Peshk me parazit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshk me parazit. Në njoftim thuhet se ekipet inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë...