Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti zbulon për herë të parë ofertën për Fatmir Limajn për bashkëqeverisje

Kurti zbulon për herë të parë ofertën për Fatmir Limajn për bashkëqeverisje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një tubim para mëergimtarëve që e kishte në Londër foli për herë të parë për ofertën që ia kishte bërë Fatmir Limajt.

“Me partinë GUXO, të cilët i kanë 6 deputetë, ne jemi marr vesh me i pas dy ministra, në këtë mandate që s’po përfundon, përfundon ma s’largti në dimër, ka qenë Donika Gërvalla, minister e jashtme, dhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë. Tash me 6 deputetë dy ministra. Unë kam qenë i gatshëm me ia dhënë NISMA’s një ministri, nënkryetarin e Kuvendit. Po të ishte bërë Haxhiu kryetare të Kuvendit, Fatmir Limaj ka mu bë nënkryetar i Kuvendit. Sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë i gjinive të ndryshme.

Kur Albulena Haxhiu të bëhet Kryetare e Kuvendit, Fatmir Limaj me u bë nënkryetar i Kuvendit, sepse i ka pas pesëfish vota më pak se Albulena, e kish marr një ministri dhe dy zëvendësministra”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/share/v/1BTCKEjsRz/