Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti viziton vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc

Kurti viziton vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë qëndruar sot në rajonin e Pejës.

Kurti bashkë me bashkëpunëtorë kanë vizituar vendpunimet e rrugës Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc.

Ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve. Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës.

“Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €”,thuhet në njoftim.