Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për siguri dhe parandalim të çfarëdo kërcënimi

Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për siguri dhe parandalim të çfarëdo kërcënimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth vizitës së shefit të CIA-s, William Burns.

Javën e kaluar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, qëndroi në Kosovë.

Ai vizitën e tij e përfundoi në vendin tonë, pasi u takua me kreun e ekzekutivit Albin Kurti.

Ky i fundit sot është deklaruar rreth vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë.

Sipas Kurtit, vizita e Burnsit është dëshmi që Amerika është e përkushtuar të kujdeset për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi që i vjen Kosovës, raporton më tutje Zeri.info.

“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe me këtë institucione tejet të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Unë e falënderoj shefin e CIA-s, William Burns, i cili e vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të paqes, stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas rinovimit të Klinikës Emergjente në QKUK.

Powered by WordPress