Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur gurëthemelin e një shtëpie që qeveria kosovare ka nisur si projekt për mbështetje për komunitetet joshumicë, ndërsa po t’i besohet Lëvizjes Vetëvendosje, kjo po ngjan “gjithandej nëpër komunat e Kosovës”.
“Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Znj. Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara. Tash e tutje ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj”, shkroi Lëvizja Vetëvendosje.