Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti veç lavde për qeverisjen e tij në trevjetorin e fitores

Kurti veç lavde për qeverisjen e tij në trevjetorin e fitores

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021. Këtë datë, Kurti e quajti “përmbysjeje të madhe politike e demokratike në Kosovën e pas luftës”.

Kryeministri u shpreh se për këto 3 vite të qeverisjes dëshmuan se mund të qeveriset me duar të pastra.

“Për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë. Nuk shënohet vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës tonë.14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se qeveria në këto tri vite ka investuar më shumë se gjitha qeveritë e kaluara në FSK, duke e bërë një forcë serioze në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress