Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti uron Albanesen për rizgjedhjen e tij në krye të Australisë: Vendet tona, aleatë të fortë

Kurti uron Albanesen për rizgjedhjen e tij në krye të Australisë: Vendet tona, aleatë të fortë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar Anthony Albanesen për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Australisë në zgjedhjet e së shtunës.

Kurti ka thënë se fitorja e Albaneses pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.

“Urime të përzemërta për kryeministrin Antony Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive. Vendet tona, aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri – mbeten të përkushtuara bashkërisht për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze”, ka shkruar ai në “X”.