Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ai do të marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.
Kurti do të udhëheqë delegacionin e Republikës së Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.
“Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.