Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti udhëtoi mbrëmë për në Zvicër, përveç tubimeve parazgjedhore do të zhvillojë edhe disa takime

Kurti udhëtoi mbrëmë për në Zvicër, përveç tubimeve parazgjedhore do të zhvillojë edhe disa takime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka udhëtuar për në Zvicër. Ai sot do të jetë në Cyrih, ku do të marrë pjesë në konferencën “Business Agility Day”. ZKM thotë se në këtë konferencë ai do të jetë folës kryesor dhe se do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive ndërkombëtare.

Kurti do të jetë edhe në një diskutim me studentë shqiptarë ku do të flitet për temën “Investoni në Kosovë”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Zvicër. Sot do të jetë në Cyrih, ku do të marrë pjesë në konferencën “Business Agility Day”. Në kuadër të kësaj konference kryeministri do të jetë folës kryesor dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare. Në Cyrih gjithashtu do të ketë një diskutimin dhe bashkëbisedim me studentë shqiptarë të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë, me temë “Investoni në Kosovë”.”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa nesër në Bernë, kryeministri Kurti do të takohet me përfaqësues politikë e institucionalë të Zvicrës.

“Ndërkaq, nesër në Bernë, në kryeqytetin e Zvicrës, do të ketë takime me përfaqësues politikë e institucionalë të shtetit të Zvicrës. Aty gjithashtu do të takohet me përfaqësuese të komunitetit të grave ndërmarrëse shqiptare në Zvicër dhe pjesëtarë të mërgatës sonë atje.”

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Kurti më 1 nëntor do të zhvillojë takim me mërgatën atje, ku do të jenë edhe deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Zvicrës, Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, Cédric Ëermuth.

“Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00.”

E të dielën një tubim tjetër do të mbahet në Austri. Por njoftimin për këtë e bëri ambasada e Kosovës atje, veprim ky i paprecedentë.

“Të nderuar bashkatdhetarë,Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schëarz”, thuhej në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë.

Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në një hotel në Vjenë me emrin “Arcotel Ëimberger”.

Kryeministri Kurti, bashkë me ministren Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Powered by WordPress