Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti thirrje qytetarëve: Mos kaloni nga Serbia, ka indikacione për provokime e ndalje arbitrare

Kurti thirrje qytetarëve: Mos kaloni nga Serbia, ka indikacione për provokime e ndalje arbitrare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëe që të mos kalojnë nga territori i Serbisë.

Sipas tij, ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe.

“I bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim mga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve tanë. I ftojmë qytetarët për maturi, bashkëpunim, ruajtje të unitetit e qetësisë. I bëjmë thirrje BE-së që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiqit”, ka thënë Kurti në konferencë.