Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti të enjten në Bruksel, folës në ngjarjen “Kosova dhe BE-ja: Dinamika dhe perspektiva aktuale”

Kurti të enjten në Bruksel, folës në ngjarjen “Kosova dhe BE-ja: Dinamika dhe perspektiva aktuale”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të jetë në Bruksel këtë të enjte, ku do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga European Policy Center.Ngjarja do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në 17:00, ku Kurti do të jetë folës mbi temën “Kosova dhe BE-ja: Dinamika dhe perspektiva aktuale”.

“Kosova ka ndërmarrë reforma të mëdha, dhe në përputhje me të ardhmen e premtuar brenda Bashkimit Evropian si kandidate potenciale, ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2022. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka dhënë një opinion për aplikimin e Kosovës”.

“Ku qëndron Kosova në lidhje me zbatimin e reformave të lidhura me BE-në? Cilat janë pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe si planifikon qeveria t’i kapërcejë ato?”, thuhet në njoftimin e EPC-së.