Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kurti takon Stuart Peach, diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Kurti takon Stuart Peach, diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe sigurinë në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situatën e sigurisë në rajon, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

/TV Arbëria

Powered by WordPress