spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti takon Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, biseduan për dialogun Kosovë-Serbi

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, me të cilin ka biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad. Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe mundësitë për thellimin e tyre me theks të veçantë bashkëpunimin në sektorin e energjisë’, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Një njoftim po ashtu, thuhet se, kryeministri Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad për mbështetjen e deritanishme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit. Ndërkaq, e njoftoi për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet rajonale si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për intensifikim të tij drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

 

spot_img

Të fundit

Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia, çfarë thonë analistët dhe KFOR’i

Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se...

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar...

Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia, çfarë thonë analistët dhe KFOR’i

Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë të vështirë...

Vrasja në Aktash, paneli e kishte liruar më shumë se dy vite para se ta vuante dënimin Vesel Bunjakun që dyshohet për manipulim provash

Paneli për Lirim me Kusht i përbërë nga Valdete Daka- kryesuese dhe anëtarët- Burim Ademi dhe Besim Zllashi, më 24 korrik 2024 kishin marrë...

LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban...