Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut Kosovë-Serbi,Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak.
Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rreth orës 13:30 pritet të zhvillohet takimi i përbashkët trelateral.
/TV Arbëria