Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Turqi është takuar me mërgimtarë dhe afaristë shqiptarë që veprojnë në shtetin turk, shkruan Arbëria TV.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Turqi mërgata e Kosovës është e madhe dhe e suksesshme.
“Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, ai ka falenderuar mërgimtarët mikpritjen dhe bisedat që kanë zhvilluar./ Arbëria TV/
Postimi i plotë: