Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të premten me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.
Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në takim është folur për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në KiE e të tjera.
“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.” – thuhet tutje.
Në fund, Zyra e kryeministrit ka njoftuar se ky është takimi i tretë mes Kurti e Baerbock.
“Ky ishte takimi i tretë në më pak se tri vjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock.” – thuhet në komunikatë.