Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti takon Kammer, shprehet gatishmëri për mbështetje të Kosovës në reformat ekonomike dhe financiare

Kurti takon Kammer, shprehet gatishmëri për mbështetje të Kosovës në reformat ekonomike dhe financiare

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer.

Sipas një komunikate për media, gjatë takimit Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

“Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet tutje në komunikatë.

Nga ana tjetër, Kammer përgëzoi përparimin e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur më tej reformat ekonomike dhe financiare të vendit.

Në takim morën pjesë edhe Shefi i Stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të FMN-së.

Powered by WordPress