Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti takon ambasadoren e re të Holandës, e falënderon për mbështetjen për anëtarësim në KiE

Kurti takon ambasadoren e re të Holandës, e falënderon për mbështetjen për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar sot ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

ZKM njofton se Kurti e ka uruar Boven për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e kontributin e Holandës për Kosovës në çlirimin dhe zhvillimin e saj.

“Në këtë takim të parë mes tyre, Kryeministri e uroi për detyrën e re, teksa e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Holandës ndaj Kosovës në çlirim e zhvillim dhe për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se Kosova synon të bëhet anëtare edhe e BE-së dhe NATO-s duke iu bashkangjitur Holandës dhe shumë shteteve të tjera aleate e partnere.”

“Së bashku, kryeministri dhe ambasadorja theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Holandës dhe angazhimin për thellimin e forcimin e mëtejmë të tyre. Kryeministri Kurti e njohu ambasadoren me progresin socio-ekonomik e demokratik të vendit, i cili është dëshmuar në tri vitet e fundit dhe nga indikatorët, matjet e rankimet pozitive ndërkombëtare.”

Powered by WordPress