Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti takohet me zyrtarin e DASh-it, njoftohet se shprehu gatishmërinë për fuqizimin e raporteve në industrinë e mbrojtjes

Kurti takohet me zyrtarin e DASh-it, njoftohet se shprehu gatishmërinë për fuqizimin e raporteve në industrinë e mbrojtjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar në një darkë pune zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, të shoqëruar nga e Ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Siç thuhet në një komunikatë, Kurti falënderoi amerikanin për mbështetjen jetike që ShBA i ka dhënë Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.

“Kryeministri gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.