Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti takohet me zv.kryetaren e organizatës “International Socialist Women”, Hella Ben Youssef

Kurti takohet me zv.kryetaren e organizatës “International Socialist Women”, Hella Ben Youssef

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women” dhe njëherazi të Forumit Social demokrat Arab, Hella Ben Youssef.

Youssef ka shërbyer si zëvendësministre për Çështjet e Grave, Familjeve, Fëmijëve dhe të Moshuarve në vitet 2019-2021.

Kyeministri Kurti e përgëzoi për angazhimin dhe vendosmërinë në demokratizimin e vendit të saj.

“Gjatë bisedës shkëmbyen edhe përvojat e ndërsjellta për rolin e diasporave në zhvillimin e vendeve origjinë.

Hella Ben Youssef po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që këtë vit po zhvillon edicionin e dytë të tij, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.