Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e ShBA- së për Kosovën

Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e ShBA- së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Ai tutje ka thënë se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO – si objektiva kryesore strategjike.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

https://twitter.com/albinkurti/status/1723350644008910985?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723350644008910985%7Ctwgr%5Eac8ca002548af585956a800525f742688dc13802%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkurti-takohet-sekretarin-obrien-konfirmoi-mbeshtetjen-e-shba-se-per-kosoven%2F

/TV Arbëria