Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kurti takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se përgjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.

Derisa Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guerot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.