Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti pasdite në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm si dhe për bashkëbisedimin e ditës së sotme”, përfundon njoftimi i Zyrës së Kryeministrit.