Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Takimi pa rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit

Kurti: Takimi pa rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit.

Pas takimit me presidentin Vuçiq, Kurti para mediave tha se kanë propozuar plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërkaq pala serbe s’kishte asnjë propozuar por kushtëzonte me themelim të Asociacionit.

“Kam propozuar një udhërrëfyes të senkuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundur të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia se mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzim i Serbisë se njëherë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë”, tha ai.

Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.

“Është për të ardhur keq që Lajcak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësuar dialogun”, tha Kurti. 

/TV Arbëria

Powered by WordPress