Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti s’turpërohet fare: Veç kush s’e do familjen dhe fëmijët e tyre s’e voton Vetëvendosjen

Kurti s’turpërohet fare: Veç kush s’e do familjen dhe fëmijët e tyre s’e voton Vetëvendosjen

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, po vazhdon me deklaratat e tij të çuditshme.

Kësaj radhe, Kurti deklaroi se vetëm ata që nuk i duan familjet dhe fëmijët e tyre nuk e votojnë partinë e tij.

“Veç ata që s’i duan familjet e veta e fëmijët e vet, ata mujnë mos me votu për Vetëvendosjen e me votu për vete. Por nëse i dojnë familjet e fëmijët, prindërit e vet ata duhet me votu për Vetëvendosjen. Se veç na kemi program për këto kategori shoqërore”, tha ai.

Një deklaratë të çuditshme e ka dhënë gjatë kësaj jave po ashtu. Tha se mbështetësit po e quajnë “Albin baba” sepse do t’ua rris fëmijët.