Zyrtari i lartë i AKR-së: Shqetësues fakti i mos-koordimit dhe mos-respektimit të kërkesave të SHBA-ve!

Pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë për...

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në...

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Skënderbeu vazhdon të frymëzojë me historinë e tij

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka kujtuar Gjergj Kastriot-Skënderbeun, në 555-vjetorin e vdekjes. Ai ka potencuar se Skënderbeu ende vazhdon të frymëzojë me historinë e tij.

“Skënderbeu ishte strategu ushtarak gjenial i cili me trupa ushtarake numerikisht të kufizuara, arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha të forcës politike më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane. Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë (1444) në një aleancë politike dhe ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore, pasi kishin rënë me radhë nën vasalitetin ose dominimin e osmanëve. Diplomatët e tij si Pal Engjëlli, Gjergj Pelini dhe Gjon Gazulli por edhe vetë Skënderbeu, mbanin marrëdhënie diplomatike me Raguzën, me Republikën e Venedikut, me Janosh Huniadin e Hungarisë, me Papët e Selisë së Shenjtë në Romë si dhe me Alfonsin e Napolit dhe Aragonës, me të cilin lidhi Traktatin e Gaetës (1451). Siç është deklaruar edhe vetë si “mik i virtytit dhe jo i fatit”, Skënderbeu tregohej besnik ndaj aleatëve, aq sa për Ferdinandin I të Napolit, hyri në luftë me princat italianë (1461/’62) duke iu përgjigjur aleancës që kishte patur me të atin e tij, Alfonsin.”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se Skënderbeu ka krijuar praktika të mirëfillta të një formacioni politik shtetëror, sipas traditive mesjetare të kohës.

“Me vulën e madhe dhe vulën e vogël në korrespodencat që lëshonte kancelaria e tij si dhe me stemën heraldike dhe ushtrinë e tij, Skënderbeu krijoi praktika të mirëfillta të një formacioni politik shtetëror sipas traditive mesjetare të kohës. Ai vazhdoi të besonte se mund ta përballonte depërtimin osman në Europë madje edhe kur Kostandinopoja ra në duart e osmanëve (1453), edhe kur disa nga fisnikët arbërorë i bënin oponencë apo edhe kur nuk i vinin ndihmat e premtuara nga perëndimi. Shumë artistë dhe shkrimtarë nga Gentile Bellini te Spiro Xega, nga Antonio Vivaldi te Odhise Paskali dhe nga Henry Longfellow te Naim Frashëri, krijuan vepra artistike për Skënderbeun, kurse rilindasit shqiptarë e vendosën figurën e Skënderbeut në qendër të rrugës për kombformim. Përveç Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, sheshet e shumë qyteteve në botë mbajnë buste dhe shtatore të Skënderbeut, ashtu siç emrin e tij e mbajnë shumë rrugë, sheshe dhe shkolla. Autorë e studiues të shumtë shkruan biografi dhe libra për Skënderbeun, përmes të cilave mund të njihet jeta dhe historia e tij, qysh nga nga niveli i regjistrimeve të bashkëkohësve si Marin Barleti dhe Dhimitër Frangu, deri te studimet bashkëkohore historiografike nga Aurel Plasari dhe Oliver Jens Schmitt në kohën tonë. Lavdi heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut për jetë e mot!”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Në Lezhë, më 17 janar të vitit 1468 ka vdekur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur ka vdekur, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë dhe beteja pa pushim brenda vendit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zyrtari i lartë i AKR-së: Shqetësues fakti i mos-koordimit dhe mos-respektimit të kërkesave të SHBA-ve!

Pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë për...

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në...

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar...

Adrola Dushi publikon fotografi pas dushit, e shoqëron me një mesazh dedikuar vetës

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet...

Zyrtari i lartë i AKR-së: Shqetësues fakti i mos-koordimit dhe mos-respektimit të kërkesave të SHBA-ve!

Pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë për shfrytëzimin e litiumit, dje u nënshkrua marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtij...

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë dy persona janë lënduar. Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar një sulm i madh ukrainas me dronë në një depo të rëndësishme të armëve rreth...