Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: S’kemi koalicion, askush nga partitë nuk pranoi të hyjë në bashkëqeverisje

Kurti: S’kemi koalicion, askush nga partitë nuk pranoi të hyjë në bashkëqeverisje

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”, ka thënë ai në fillim të prezantimit.