Kryeministri i Kosovës ka shpërndarë një reportazh për video-gazetarin Vaughan Smith. Këtij të fundit një plumb që u mbrojt nga një telefon që kishte, ia shpëtoi jetën pak pasi ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.
Sipas Kurtit, gazetari britanik rrezikoi jetën e tij në Kosovë.
“Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën video-gazetarit, Vaughan Smith pak pasi që ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Britaniku kaloi në rrezik edhe kur e preku “Play” për të dërguar pamjet e masakrës për botën që ta shohë se çka ndodhi. Smith, një vizitor i shpeshtë i Kosovës pas luftës për liri, ende luan rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë”.