Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: ShBA aleat i palëkundur i Kosovës, Kosova gjithmon partner i besueshëm i tyre

Kurti: ShBA aleat i palëkundur i Kosovës, Kosova gjithmon partner i besueshëm i tyre

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar në një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, darkë kjo e shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Kurti në këtë takim theksoi se ShBA është aleat i palëkundur i Kosovës.

“Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje z. Hanrahan në Kosovë, teksa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. Gjithashtu, shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kritike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”m thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Tutje njoftohet se kryeministri në detyrë Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.

“Zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në takim.”, vijon njoftimi.