Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe sot në Studime të Vushtrrisë, nuk ka fol para gazetarëve i pyetur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
E derisa ai po hypte në veturë u dëgjuan disa fëmijë duke brohoritur “Hashim Thaçi”, dhe disa të tjerë “Albin Kurti”.
Edhe e propozuara nga LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk pranoi të flas duke thënë “jo këtu, kemi mundësi të tjera”.
Përgjigje rreth situatës politike në vend nuk dha as kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.