Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se po e ndjekë rrugën e metodave të presidentit rus, Vladimir Putin. Këto sipas Kurtit janë si pasojë e arrestimit të qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe.

Në fjalimin e tij para mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se viti ka nisur me lajme të mira për Kosovën, përfshirë liberalizimin, por ka shtuar se përkundër ndryshimeve, edhe sivjet “po tregohet se fqinji i vjetër, po përkeqësohet”.

Ai ka marrë shembull për sjelljen dashakeqe të Serbisë, arrestimin e dy qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanit opozitar Nikola Sanduloviq.

“Përgjigje nuk kemi pranuar kurrë”, tha Kurti.

“Trajtimi i Nikola Sanduloviç fletë për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivoi brenda vetës. Vendi ku nuk vlen fjala e lirë. Serbia vazhdon rrugëtim e metodave të Putinit”, tha ai.

Powered by WordPress