Imami në Shqipëri: Të krijohet “Shteti Islam” para atij Bektashi, ne e meritojmë

Pasditen e djeshme u organizua një protestë në Tiranë,...

Basha merr përsipër interpretimin e deklaratës së Hoveiner: I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka akuzuar ambasadorin...

Haziri: Kjo qeveri jo vetëm në derë të klubit, por ka urinuar edhe në derë të mikut

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, ka komentuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen, Borrelli e Lajçaku s’i bien bilbilit kur ka shkelje

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizim raportesh, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka strehuar udhëheqësin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq.

Ai ka fajësuar edhe ndërmjetësit për mosushtrim të rolit të tyre.

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se e shkel në vazhdimësi marrëveshjen dhe se po e strehon kryeterroristin Milan Radoiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e vitit të shkuar.

“Radoiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe i financuar nga Serbia”, ka thënë ai, në një intervistë për “Politico.eu”.

Kurti ka thënë se qasja e Serbisë nuk është për normalizim raportesh me Kosovën.

“Si është e mundur t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzojnë ta nënshkruajnë?” ka theksuar Kurti, për “Politico”.

Ky portal, shkruan se deklarata është dhënë një ditë pasi Kurti mori pjesë në drekën e organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka fajësuar edhe diplomatët e Bashkimit Evropian, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.

“Problemi është se zotërinjtë Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka shkelje. Paramendojeni një gjyqtar që sillet në fushën e futbollit pa bilbil”, ka thënë Kurti.

Kreu u qeverisë kosovare ka dhënë detaje edhe nga takimet në dialog me Vuçiqin. Edhe pse ishin në të njëjtin takim javën e shkuar, dy liderët s’kanë biseduar direkt. “Kur ai flet, unë s’ndërhyj. Kurdo që flas unë, ai ankohet”, ka thënë Kurti për Vuçiqin.

spot_img

Të fundit

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka...

Pasi bëri ndërhyrje, Arbana ekspozon sërish gjoksin

Moderatorja shqiptare Arbana Osmani ka kohë që ka bërë...

Romeo Veshaj në gjendje të rënduar emocionale pas ndarjes nga Heidi Baci?

Romeo Veshaj duket të jetë duke përjetuar një periudhë...

Rita Ora vjen me një lajmërim të rëndësishëm për fansat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë...

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca...

Pasi bëri ndërhyrje, Arbana ekspozon sërish gjoksin

Moderatorja shqiptare Arbana Osmani ka kohë që ka bërë një ndryshim tek vetja. Ajo ka bërë ndërhyrje në gjoks dhe nga ai moment nuk kanë...

Romeo Veshaj në gjendje të rënduar emocionale pas ndarjes nga Heidi Baci?

Romeo Veshaj duket të jetë duke përjetuar një periudhë të vështirë, sipas postimeve të tij të fundit në rrjetet sociale, të cilat sugjerojnë për...