Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

Kurti: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen me Serbinë dhe planin franko-gjerman, pas takimit që pati me kryetarët e komunave.

Kurti tha sërish se atë e shohin si bazë të mirë dhe se Serbia e ka refuzuar atë.

“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.

/TV Arbëria

Powered by WordPress